Si e riktheu Serbinë Thaçi në Kosovë?
Ndërsa me Kushtetutën e vitit 1974 Kosova shihej si një tërësi me sistem të unifikuar juridik, e shkëputur prej çfarëdo ndërhyrjeje të Serbisë, në Marrëveshjen e Brukselit u dha sinjali që Kosova të kundrohej si një sistem i ndërlikuar i përbërë prej...
J. Skënderi*
From Canada:
Communist News www.dpaquet1871.blogspot.com
La Nouvelle Vie Réelle www.lnvr.blogspot.com
marxistas-leninistas latinas hojas www.ma-llh.blogspot.com
Archives: Pour la KOMINTERN now! www.pourlakominternnow.blogspot.com
12/07/2017 - 18:12
Hapi i parë mendor për Brukselin për të dalë nga rrethi vicioz i negociatave pa parim: faza e ardhshme fillon pa Hashim Thaçin dhe mungesën e tij të parimeve
1.
Historia e thjeshtë e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është se prej pas vitit 1945 (pra pas aneksimit të Kosovës prej Serbisë nën masa të administrimit ushtarak) deri në vitin 2008, çdo delegacion kosovar ka synuar të largojë ndërhyrjen administrative të Serbisë në Kosovë dhe ta rrisë vendimmarrjen autonome të institucioneve të Kosovës. Çdo negociator kosovar, pra, prej gushtit të vitit 1945 deri në shkurt të vitit 2008 ka synuar ta largojë Serbinë nga Kosova dhe ta fuqizojë vendim-marrjen e institucioneve të Kosovës, deri në pavarësi- pra deri në pamundësi të plotë të ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të shtetit sovran të Kosovës.
Por prej vitit 2008 e deri më sot, çdo negociator kosovar është pajtuar që Serbia të ketë të drejtë vendim-marrje në Kosovë. Njëherë i pranuar ky parim- që Serbia ka të drejtë vendim-marrje në Kosovë- negociatat u zhvilluan rreth modaliteteve dhe sasisë. Pra, tashmë e vendosur e drejta e Serbisë mbi Kosovën, mund të bisedohej për pëlqimin e Serbisë për formën e targave automobilistike të Kosovës, mbulimin e rrjeteve të telefonisë mobile shqiptare dhe të asaj serbe, përkatësinë kombëtare të shefave të policisë a gjykatësve (sa prej tyre duhet të jenë serbë!) dhe kështu me radhë deri tek autonomia territoriale politike e serbëve të Kosovës e quajtur Bashkësia e Komunave Serbe.
Më 2013, negociatorët kosovarë nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit (Marrëveshjen e parë) e pastaj edhe Marrëveshjen për asociacion, me të cilën u premtua krijimi i një depërtimi administrativ i Beogradit në Prishtinë që ishte larguar nga sistemi kushtetues i Kosovës, jo vetëm me shpalljen e pavarësisë por edhe më herët, dyzet vjet më parë, me Kushtetutën e vitit 1974. Ndërsa me Kushtetutën e vitit 1974 Kosova shihej si një tërësi me sistem të unifikuar juridik, e shkëputur prej çfarëdo ndërhyrjeje të Serbisë, në Marrëveshjen e Brukselit u dha sinjali që Kosova të kundrohej si një sistem i ndërlikuar i përbërë prej dy tërësish, një shqiptare (me minoritetet joserbe) dhe tjetra serbe (me lidhje të drejtpërdrejtë administrative me Serbinë).
Nëse thjeshtësohet në fjali-koncepte, kemi dy lëvizje historike: një prej vitit 1945-2008 për largim të Serbisë nga Kosova dhe tjetri prej 2008 deri më sot që është për kthim të Serbisë në Kosovë. Bartës i këtij procesi të fundit negociator është Hashim Thaçi, si kryeministër, ministër i Jashtëm dhe tani kryetar i shtetit.
2.
Hashim Thaçi nuk do të hyjë në histori vetëm si njeri që ktheu kahjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë në drejtim të hapjes së Kosovës ndaj ndërhyrjes së Serbisë. Do ta bëjë këtë, pra hyrjen në histori, edhe si njeriu që prishi njërën prej të arriturave më të mëdha të politikës shqiptare të post-komunizmit, të konsensusit. Vendimet madhore të vendit --prej vendosjes së sistemit paralel të shkollimit, Referendumit për pavarësi, Marrëveshjes së Rambujes dhe negociatave për pavarësi në Vjenë-- u bënë me masën më të madhe të mundshme të konsensusit politik. Çdo marrëveshje e arritur nga Thaçi dhe vartësit e tij ishte bërë me mungesë të theksuar konsensusi.
Kjo mungesë e dukshme paralizoi jetën politike gjatë një periudhe të gjatë, e në formë të theksuar në tre vjetët e fundit. Fundi i kësaj paralize qenë zgjedhjet e parakohshme, që krijuan një raport të ri të forcave politike. Në këtë raport të forcave politike, janë dy forca që përkrahin që Hashim Thaçi të vazhdojë të arrijë marrëveshje krye më vete: partia e tij PDK, me 20 vende në Parlament dhe Lista Serbe, një forcë e krijuar si produkt i politikës së PDK-së të shtyrjes së serbëve kosovarë drejt Beogradit, që ka 9 vende. Pra, një e katërta e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës mund ta përkrahë eventualisht Hashim Thaçin. Forcat politike që përfaqësojnë tre të katërtat e Kuvendit të ardhshëm të Kosovës janë kundër procesit të cilit i priu Thaçi. Pra, janë kundër kthimit të Serbisë në Kosovë.
3.
Por do të thotë dikush në Bruksel, këto negociata nuk janë për apo kundër kthimit të Serbisë në Kosovë, ato janë për "normalizim" të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.
Në fakt, ato janë çfarëdo dëshirohet të jenë. Meqë nuk kanë parime udhëheqëse, çdo veprim shndërrohet në parim. Akti i takimit të dy delegacioneve të Kosovës e Serbisë me të drejtën që të dyja palët të bisedojnë për punët e brendshme të Kosovës është, rrjedhimisht, parim që Serbia të ketë të drejtë vendimmarrje në Kosovë. Konsekuenca juridike e këtij parimi u pa në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me Bashkësinë e komunave serbe: po të aplikohej marrëveshja e arritur do të sulmohej në mënyrë serioze Kushtetuta e vendit. Po të mos ishte ky parim, me të cilin për pak u zhbënë vijat mbrojtëse të sovranitetit kushtetues të vendit, nuk do të arrihej pika alarmante e sulmit kushtetues në boshtin e saj kurrizor.
Dhe, meqë nuk e kanë të ndërtuar as parimin e konsensusit kosovar, çfarëdo marrëveshje që arrihet në Bruksel nuk është vetëm e dëmshme për Kosovën por është madje edhe e pazbatueshme. Nuk është e rastësishme që i tërë procesi i mërzitshëm që filloi më 2011 në mënyrë rituale përsërit se duhen zbatuar marrëveshjet e arritura, apo se duhet ulur për të diskutuar sërish për të debatuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Kosova dhe Serbia mund të vazhdojnë me këtë proces, në teori, deri në pafund. Janë të pafund temat individuale që mund të nxirren për të negociuar, rinegociuar, dhe negociuar për të parë zbatimin e tyre. Në praktikë, nuk ekziston më kapaciteti për zvarritje në pafundësi. Interesi i Kosovës nuk është të marrë pjesë në një proces që nuk ka fillim a fund, kokë e bisht. Synimi i Serbisë nuk duhet të jetë që të krijojë një imazh ndërkombëtar se po bën përparime me Kosovën. Fundja, një mashtrim i këtillë i ka krijuar mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në e Kosova mbetet e njëjtë çfarë ishte edhe para fillimit të këtij procesi: në relacionin e një konflikti të pambaruar.
4.
Tash duhet të kalojmë në procesin tjetër të dialogut, në nivel presidentësh, kërkoi Hashim Thaçi në Bruksel këtë të hënë, nga Aleksandar Vuçiq dhe Federica Mogherini. Që të gjithë u pajtuan se duhet një fazë e re.
Ajo çka nuk deklaruan është se për të kaluar në fazën e re, duhet përmbyllur faza e vjetër. E faza e vjetër përmbyllet duke konstatuar se nuk dha rezultat dhe duke shpjeguar përse nuk dha rezultat. Një vlerësim është i nevojshëm në mënyrë që të kalohet në një fazë të re negociatash -- një që do të krijojë rezultat.
Mund të jetë fare lehtë e mundshme që me këtë çështje të mos merret më Hashim Thaçi. Por gjithsesi duhet të merret me të Kuvendi i Kosovës. E meqë në të Thaçi përfaqëson, në rastin e mirë, PDK-në, mendimi i tij për negociatat është i një pakice të vogël në Kosovë. Partia tjetër eventuale përkrahëse, Lista Serbe, thotë se merr urdhër nga Vuçiqi.
Brukselit do t'i nevojitet të dëgjojë zëra të tjerë, që do të prodhojë një konsensus të ri për negociatat e ardhshme me Serbinë. Do të ishte herët të spekulohësh lidhur me natyrën platformës së konsensusit të ri. Por nuk do të jetë herët e as spekulative të thuhet se çfarëdo që të jetë, platforma e re nuk do të ketë vazhdimësi me platformën e Hashim Thaçit, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Dhe, ky është hapi i parë mendor për Brukselin për të dalë nga rrethi vicioz i negociatave pa parim: faza e ardhshme fillon pa Hashim Thaçin dhe mungesën e tij të parimeve.
*J. Skënderi është kontribues vendimtar në reformën në drejtësi dhe studiues i perspektivës së Ballkanit.

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire